(E plotësuar) Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane ka konfirmuar se katër këshilltarë ushtarakë janë vrarë në një sulm në Damask, Siri, raportoi televizioni shtetëror iranian Press TV.
Duke rishikuar numrin e të vdekurve, ata akuzuan Izraelin për vrasjen e anëtarëve të tyre, raporton skynews.
Një komandant i IRG-së dhe një nga zëvendësit e tij ishin në mesin e të vrarëve, sipas mediave shtetërore siriane.
Izraeli sulmon Sirinë, raportohet për viktima
Izraeli ka zgjeruar sulmet tashmë edhe në shtetin e Sirisë.
Ushtria izraelite ka organizuar një sulm në shtetin sirian, ku raportohet se kanë vdekur disa persona.
Në sulmin e organizuar në kryeqytetin Damask raportohet se janë vrarë dy anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit ndërsa kanë pësuar lëndime disa të tjerë, raporton skynews.
🇸🇾 A 4-story building collapsed due to the Israeli attack in the west of Damascus.
Four killed and several injured, reports still coming in…. pic.twitter.com/JQRTlx6J7E
— DD Geopolitics (@DD_Geopolitics) January 20, 2024
Televizioni shtetëror raportoi se “agresioni izraelit” shkatërroi një ndërtesë banimi në lagjen perëndimore të Damaskut, Mazzeh.
Lagjja është shtëpia e disa misioneve diplomatike, duke përfshirë ambasadat libaneze dhe iraniane.
Muajin e kaluar, një sulm ajror izraelit në një periferi të Damaskut vrau gjeneralin iranian, Seyed Razi Mousavi, këshilltar për një kohë të gjatë i Gardës Revolucionare paraushtarake iraniane në Siri.
Në fillim të këtij muaji, një sulm që thuhet se ishte kryer nga Izraeli vrau komandantin e lartë të Hamasit, Saleh Arouriin Beirut.
Raketat janë lëshuar gjithashtu nga Siria në veri të Izraelit dhe në lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli gjatë javëve të fundit. /Telegrafi/
Senior members of the Revolutionary Guards were eliminated in explosion against the Iranian intelligence headquarters in Damascus
As for confirmation from Iran: The Iranian news agency reports that "two senior Iranian advisers were killed in an attack in Damascus." pic.twitter.com/boUocOwq8k
— Adam Albilya – אדם אלביליה (@AdamAlbilya) January 20, 2024