Një sulm ajror izraelit nga Lartësitë e Golanit, që synonte pjesët jugore të kryeqytetit sirian Damask, vrau tre persona.
Më herët, televizioni shtetëror raportoi se mbrojtja ajrore siriane rrëzoi disa raketa mbi fshatin përreth Damaskut.
Radio proqeveritare Cham FM raporton se sulmi izraelit shkaktoi një zjarr pranë Aeroportit Ndërkombëtar në Damask, për shkak të të cilit fluturimet u vonuan.
Javën e kaluar pesë persona u vranë gjatë sulmit të fundit izraelit në qytetin sirian, Mashaf.
Ndryshe, Izraeli ka shtuar sulmet ndaj objektivave në Siri, ku forcat e mbështetura nga Teherani, përfshirë Hezbollahun libanez, po vazhdojnë ta ndihmojnë presidentin sirian, Bashar al-Assad në luftën civile siriane të vitit 2011. /Telegrafi/
תיעוד בסוכנות הידיעות הסורית: ההגנה האווירית הגיבה למתקפה בפרבר הדרומי של דמשק. היעדים לפי האופוזיציה הסורית בסיסי צבא ומליציות איראניות. טרם דווח על נפגעים והיקף הנזק. pic.twitter.com/jgHSP5G3JI
— Jack khoury.جاك خوري (@KhJacki) May 20, 2022