Komandanti i forcave ajrore të Hezbollahut, Muhammad Hussein Sarour, u vra në sulmin ajror izraelit në Bejrut, konfirmon IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit).
Sipas ushtrisë, Sarour ka drejtuar dhe komanduar një sërë sulmesh ajrore kundër Izraelit, përfshirë dronë të mbushur me eksplozivë dhe raketa lundruese, shkruan skynews.
Në vitet e fundit, IDF thotë se ai ka udhëhequr prodhimin e dronëve të Hezbollahut dhe ka ngritur vende në Liban ku grupi ndërtonte dronë shpërthyese, disa prej të cilave ndodheshin nën ndërtesa civile në Bejrut.
היום, 26 בספטמבר 2024, בהכוונה מודיעינית מדוייקת של חיל האוויר ואגף המודיעין, מטוסי קרב תקפו בביירות וחיסלו את מחמד חסין סרור, מפקד היחידה האווירית של ארגון הטרור חיזבאללה>> pic.twitter.com/9btewwdOwE
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) September 26, 2024
Sarour u bashkua me Hezbollahun në vitet 1980 dhe mbajti pozicione të ndryshme, përfshirë në mbrojtjen ajrore të grupit terrorist, në njësinë Aziz në Forcën Radwan dhe si përfaqësues i Hezbollahut në Jemen, ku ai ishte i përfshirë në forcat ajrore të Houthive.
Gjatë luftës, ai mori pjesë në një sërë sulmesh me dronë shpërthyes kundër Izraelit, si dhe dronë të vëzhgimit.
Ndryshe, Izraeli ka nisur një fushatë ajrore në Liban pas luftës me Hamasin në Rripin e Gazës. /Telegrafi/