Site icon Telegrafi

Izraeli pretendon se Irani po kontrabandon valixhe plot me para për Hezbollahun përmes aeroportit të Bejrutit

Izraeli i ka bërë ankesë një komiteti të udhëhequr nga SHBA-ja që mbikëqyr ndalimin e luftimeve në Liban, duke thënë se Irani po dërgon valixhe të mbushura me dollarë amerikanë në Hezbollah përmes aeroportit ndërkombëtar të Bejrutit.

Një zyrtar i paemëruar amerikan tha se Izraeli pretendon se shtetasit turq po përdoren për të kontrabanduar para nga Stambolli në Bejrut.

Ankesat e Izraelit janë dërguar te qeveria e Libanit, sipas raporteve të Wall Street Journal.

Zyrtari tha se aeroporti i Bejrutit është nën kontroll të rreptë ushtarak për të parandaluar përpjekjet e kontrabandës nga Hezbollahu.

Megjithatë, ndërsa kontrabandimi i sasive të mëdha të parave përmes aeroportit mund të ishte i vështirë, sende të vlefshme si gurë të çmuar dhe diamante mund të kalonin pa u zbuluar.

Marrëveshja për armëpushimin më 27 nëntor përfundoi luftën dy-mujore të plotë, e cila pasoi pas një periudhe të shkëmbimeve të zbutura të zjarrit mes Izraelit dhe Hezbollahut. /Telegrafi/

Exit mobile version