Një dron i lëshuar prej Libanit të shtunën goditi një ndërtesë në Caesarea, e cila u zbulua se ishte rezidenca e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Vetëm disa orë më parë, Hezbollahu mori përgjegjësinë për sulmin me dron.
Deri më tani është raportuar vetëm se droni është nisur drejt shtëpisë së liderit izraelit, por nuk ishte deklaruar se ka goditur ndërtesën. Netanyahu së bashku me gruan nuk ishin të pranishëm gjatë incidentit.
Hezbollah UAV crashed into the bedroom window of PM Netanyahu’s residence in Caesarea during Saturday’s attack – Israeli state media
Netanyahu and his wife were not in the residence at the time of the attack.
It is noteworthy that Netanyahu’s residence appears to be a bunker,… pic.twitter.com/yIehNHRiBy
— NEXTA (@nexta_tv) October 22, 2024
Droni u përplas me dritaren e dhomës së gjumit në shtëpinë e Netanyahut. Për shkak të mbrojtjes, droni nuk ka depërtuar në shtëpi dhe janë shkaktuar vetëm dëme të jashtme.
Droni u pasua nga një helikopter luftarak që identifikoi depërtimin nga Libani deri në momentin e përplasjes. Si rezultat, alarmet ranë në Glilot dhe në veri të Tel Avivit, megjithëse aplikacioni Home Front Command nuk lëshoi asnjë paralajmërim.
Dy dronë shtesë gjithashtu hynë në hapësirën ajrore izraelite nga Libani, por u kapën në zona të hapura. Një zëdhënës i IDF tha se një hetim mbi goditjen në ndërtesë ishte në vazhdim.
Sipas mediave izraelite, bëhet fjalë për një dron “Ziyad 107”, i njëjti tip që goditi një bazë izraelite javën e kaluar, gjatë së cilës Izraeli pranoi vdekjen e katër ushtarëve. /Telegrafi/