Site icon Telegrafi

Izraeli njofton SHBA-në që të jetë gati për të sulmuar Iranin, edhe nëse arrihet një marrëveshje bërthamore

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz i tha Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë një opsion për të sulmuar Iranin, edhe nëse arrihet një marrëveshje për armët bërthamore me këtë vend.

Takimi mes dy zyrtarëve të lartë u zhvillua dje, më 26 gusht, në Uashington. Gantz tha se vendi i tij do të ruante atë që ai tha se ishte e drejta e tij për liri operacionale, edhe nëse arrihet një marrëveshje. Një burim i Jerusalem Post nga Ministria izraelite e Mbrojtjes tha se amerikanët reaguan pozitivisht ndaj deklaratës së Gantz.

Sipas këtij burimi, Gantz dhe Sullivan diskutuan nevojën për vazhdimin e aktiviteteve izraelito-amerikane kundër Iranit, si pjesë e një përpjekjeje globale për të parandaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore.

“Kjo marrëveshje nuk është marrëveshje paqeje”, ka thënë burimi i përmendur.

Megjithatë, këshilltarët e Gantz besojnë se ishte një vendim i gabuar i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të tërhequr vendin e tij nga marrëveshja me Iranin, e cila u nënshkrua në vitin 2015. Ministri izraelit i Mbrojtjes i tha Sullivanit të kundërshtonte marrëveshje e re, e propozuar dhe ajo mes Izraelit dhe SHBA-së kanë mosmarrëveshje për këtë çështje. Megjithatë, ai vlerësoi se ka një aleancë të fortë mes këtyre dy vendeve dhe se është legjitime që mosmarrëveshjet të ekzistojnë.

Gantz theksoi se marrëveshja e propozuar është larg nga të qenit në favor të sigurisë kombëtare të vendit të tij. Siç shkruan Jerusalem Post, Izraeli është veçanërisht i shqetësuar për dy çështje.

Një çështje është klauzola që lidhet me atë se kur iranianët do të lejohen të aktivizojnë centrifugat në objektet bërthamore dhe çështja tjetër është qindra miliarda dollarë që Irani mund të marrë pas heqjes së sanksioneve. Në Izrael, ata kanë frikë se Irani mund t’i përdorë ato para për të financuar terroristët.

Ajo që është interesante, siç thotë burimi i përmendur, është se vende të caktuara në Lindjen e Mesme po kërkojnë nga Izraeli që të përdorë ndikimin e tij në SHBA lidhur me këtë marrëveshje. /Telegrafi/

Exit mobile version