Site icon Telegrafi

Izraeli mund të bëhet vendi i parë që fillon me dhënien e dozës së katërt

Izraeli thotë se planifikon të bëhet vendi i parë të zbatojë një dozë të katërt të vaksinës kundër COVID-19 derisa vendi përgatitet për një valë infeksionesh të nxitura nga varianti i ri, Omicron.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ekspertët e pandemisë në Izrael kanë rekomanduar dozën e katërt për personat mbi 60 vjeç dhe për punonjësit e shëndetësisë.

Kryeministri Naftali Bennett e mirëpriti planin dhe iu tha zyrtarëve të fillonin përgatitjen.

Kjo vjen pasi Izraeli të martën konfirmoi vdekjen e parë – që dihet – të një pacienti me variantin Omicron.

Ministria e shëndetësisë tha se kishte të paktën 340 raste të njohura të variantit në Izrael.

Vendimi për të zbatuar dozën e katërt është ende në pritje të miratimit nga zyrtarë të lartë shëndetësorë, megjithatë zyra e Bennett i tha BBC-s se shpresonte të administronte dozën te njerëzit të paktën katër muaj pas dozës së tyre të tretë. /Telegrafi/

Exit mobile version