Telegrafi

Izraeli kreu sulme të reja ajrore në Siri

Sonte ushtria izraelite kreu sulme ajrore në pjesën veriperëndimore të Sirisë në vendet ku dyshohet se ndodhen forcat pro-iraniane.

Sipas agjencisë siriane të lajmeve SANA, aeroplanët izraelitë lëshuan raketat e tyre mbi Detin Mesdhe, në jugperëndim të qytetit port të Tartus, duke synuar disa lokacione në provincën Hama.

Sipas informacioneve fillestare, nga sulmet u plagosën dy civilë dhe për shkak të raketave, Siria aktivizoi mbrojtjen e saj kundërajrore dhe ndaloi disa prej raketave.

Zona e rajonit të Hamës është vënë në shënjestër disa herë gjatë viteve të fundit dhe forcat izraelite besojnë se kjo zonë po përdoret si bazë për forcat iraniane në Siri.

Sulmi i fundit që i atribuohet Izraelit në territorin e Sirisë u krye më 14 gusht, kur u vranë tre ushtarë sirianë.

Ndryshe, drejtori i Mossad-it, David Barnea tha se një pakt i ri bërthamor me Iranin nuk do ta bllokojë agjencinë që të veprojë kundër Republikës Islamike, ose përfaqësuesve të saj në të gjithë Lindjen e Mesme, në të ardhmen. /Telegrafi/