Site icon Telegrafi

Izraeli godet caqet e Hezbollahut në Liban

Derisa në Izrael po zhvillohen protesta pothuajse në çdo qytet, forcat ajrore izraelite kanë njoftuar se kanë goditur disa objektiva të Hezbollahut gjatë natës së kaluar.

Bëhet fjalë për “strukturat ushtarake” që ishin cak i izraelitëve si Yaroun, Ayta, ash Shab, Hanine, Tayr Harfa dhe Blida në jug të Libanit.

Në një postim në platformën X, pretendohet se shfaq objektivat që goditen nga ajri, transmeton Telegrafi.

Hezbollah që nga gjuha arabe do të thotë “Partia e Zotit”, është një organizatë ushtarake e mbështetur nga Irani në Liban.

Ata haptazi kanë bërë thirrje për shkatërrimin e “regjimit sionist në Palestinë”, kurse Hamasi konsiderohet si organizatë terroriste nga shumica e vendeve perëndimore.

Kjo milici është në një linjë me Hamasi dhe Xhihadin Islamik, dhe shpesh herë shkëmbejnë zjarr me forcat izraelit në kufirin Izrael-Liban. /Telegrafi/

Exit mobile version