Sot, më 13 dhjetor 2024, në një ceremoni të veçantë, u përurua salla e lojërave për fëmijët e shtruar në Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.
Projekti është një dhuratë simbolike nga fëmijët e Izraelit për fëmijët e Kosovës, si një kujtim për fëmijët izraelitë që humbën jetën në masakrën e Hamasit më 7 tetor 2023.
Në këtë aktivitet morën pjesë Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë, Dr. Dafina Gaxha, zëvendësministre e Shëndetësisë, dhe Dr. Laura Nushi, Ushtruese e Detyrës së Drejtoreshës së Spitalit Rajonal të Mitrovicës.
Projekti përfaqëson një shembull të fuqisë së bashkëpunimit humanitar midis dy vendeve, duke ofruar një hapësirë të dedikuar për gëzim dhe rikuperim për më të vegjlit.