Izraeli dhe Hamasi janë afër një marrëveshjeje armëpushimi për t’i dhënë fund luftimeve, thonë raportet.
Burime të njohura me bisedimet e armëpushimit i kanë thënë BBC-s se Izraeli ka informuar ndërmjetësit egjiptianë se do të bie dakord për t’i dhënë fund aksionit ushtarak, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë ende nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar nga Izraeli, derisa kryeministri i këtij vendi, Benjamin Netanyahu po takohet me kabinetin e tij të sigurisë.
Të dyja palët po përballen me presion ndërkombëtar për t’iu dhënë fund luftimeve.
Të enjten më shumë se 100 sulme ajrore izraelite vunë në cak infrastrukturën e Hamasit në veri të Gazës. Hamasi ia ktheu me raketa. /Telegrafi/