Ushtria izraelite thotë se po dërgon më shumë trupa përtej kufirit në Liban, me njësitë e rregullta të këmbësorisë që i bashkohen operacionit tokësor këtë mëngjes.
Kjo vjen pasi Hezbollahu tha më herët këtë mëngjes se luftëtarët e saj ishin përleshur me forcat izraelite në fshatin kufitar Adaisseh, transmeton Telegrafi.
Redaktorja e sigurisë dhe mbrojtjes në Sky News, Deborah Haynes, raporton se zhurmat e forta mund të dëgjohen ndërsa Izraeli dhe Hezbollahu sulmojnë njëri-tjetrin në një “shkëmbim të vazhdueshëm të zjarrit të artilerisë”.
“Nëse Irani mendonte se sulmi i tij raketor kundër Izraelit do t’i pengonte forcat izraelite të vazhdonin ofensivën e tyre brenda Libanit – treguesit këtu janë absolutisht se nuk është kështu”, thotë Haynes, duke raportuar nga Izraeli verior.
“Që kur kemi qenë këtu, ka pasur shumë zjarr artilerie”, thotë ajo, duke shtuar se ka pasur gjithashtu një “një numër sirenash” që tregojnë se Hezbollahu qëllon drejt Izraelit.
“Padyshim që ndihet shumë më aktiv sot sesa dje”, shtoi Haynes.
Ushtria izraelite konfirmoi mbrëmë se po godiste “objektivat e Hezbollahut” në sulmet e reja ajrore në Liban. Zjarri dhe tymi ishin të dukshëm përgjatë Bejrutit në orët e para të mëngjesit. /Telegrafi/