Sulmuesi i njohur shqiptar Izair Emini ka kompletuar transferimin e tij te Shkëndija.
Emini i cili në vitet e fundit ishte pjesë e Kukësit, tash e një kohë është duke stërvitur me skuadrën shqiptare të Tetovës.
Lojtari ishte në gjyq me Kukësin ku kërkonte largimin nga klubi duek trokitur edhe në dyert e FIFA-s.
“Sa i përket objektivave të klubet dihet, janë kampionati dhe Kupa”
“Janë pjeku kushtet që kampionati dhe Kupa të vijnë në Tetovë. Forca Shkëndija”, ka thënë Emini në videon e prezantimit.
Shkëndija tregoi formë të mirë në dy ndeshjet e para, ku ka marr dy fitore. /Telegrafi/