Ivica Daçiq është zgjedhur kryetari i parlamentit të shtetit të Serbisë.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Daçiq ka marr besimin e plotë të deputetëve për të udhëhequr këtë institucion shtetëror, raporton b92.
Nga 226 deputetët e pranishëm në seancën konstituive, vetëm një prej tyre ishte kundër liderit të SPS-it, gjersa 225 votuan pro.
Deputetët nga lista “Lugina e Bashkuar – SDA”, të cilët njoftuan më herët sot se nuk do të mbështesnin liderin Socialist, nuk morën pjesë në votim.
Zgjedhja e Kryetarit të Parlamentit u bë me votim publik, pra me thirrje individuale të deputetëve.
Ndryshe, Daçiq ishte kandidat i vetëm për kryetar të kuvendit i propozuar nga partia fituese të zgjedhjeve parlamentare serbe, SNS-ë, të cilën e udhëheq presidenti, Aleksander Vuçiq. /Telegrafi/