Site icon Telegrafi

Ivan Toney vazhdon t’i kushtojë miliona euro Brentfordit – debutimi i tij me Anglinë do të thotë më shumë para për Peterborough

Ivan Toney po bën një sezon fantastik me Brentfordin në Ligën Premier dhe paraqitjet e tij nuk i shpëtuan përzgjedhësit Gareth Southgate, i cili e grumbulloi për ndeshjet eliminatore me Italinë dhe Ukrainën.

Megjithatë në klubin e Brentfordit nuk janë shumë të lumtur, pasi debutimi i sulmuesit me fanellën e “Tre Luanëve”, do t’u kushtonte arkave të tyre plot 1 milion euro.

Brentford bleu Ivan Toney për 6 milionë euro nga Peterborough, por në kontratë u shënuan një sërë bonusesh, klauzolat për të cilat, sulmuesi i përmbushi të gjitha.

Deri tani Brentford ka paguar edhe tre milionë shtesë, si rrjedhojë e klauzolave të kontratës, teksa debutimi me Anglinë, do ta detyrojë të dërgojë edhe një milion euro të tjera në arkat e Peterborough.

Lexo po ashtu Një nga sulmuesit më të mirë të Ligës Premier e ka pranuar se ka luajtur mbi 200 baste

Gjithsesi vlen të theksohet se përfaqësimi në kombëtare është një vitrinë e shkëlqyer për futbollistët, për këtë arsye drejtuesit e Brentford shpresojnë në një paraqitje të mirë të Toney, për t’i rritur edhe më shumë vlerën në treg. /Telegrafi/

Exit mobile version