Sulmuesi i Brentfordit, Ivan Toney është përjashtuar nga futbolli për tetë muaj pas një hetimi të pavarur për 232 shkelje të supozuara të basteve.
Ivan Toney i Brentford është dënuar me një ndalim prej tetë muajsh nga çdo aktivitet futbollistik me efekt të menjëhershëm dhe është gjobitur me 50 mijë funte pas një hetimi të pavarur për më shumë se 230 shkelje të supozuara të rregullave të basteve.
Toney u akuzua për 232 shkelje të rregullave të basteve të FA në nëntor 2022, përpara se të goditej me 30 akuza të tjera muajin e ardhshëm .
Në një deklaratë të FA thuhej: “Ivan Toney është pezulluar nga të gjitha aktivitetet e futbollit me efekt të menjëhershëm për tetë muaj, që zgjat deri në 16 janar 2024 dhe gjobitet me 50,000 funte dhe paralajmërohet për sjelljen e tij në të ardhmen për shkelje të Rregullave për bastet të FA”.
Official: Brentford striker Ivan Toney has been suspended from all football and football-related activity with immediate effect for eight months. 🚨🔴
He has also been fined with £50,000 —and warned as to his future conduct for breaches of The FA’s Betting Rules. pic.twitter.com/ZtHBomVG3B
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 17, 2023
“Sanksionet e tij më pas u vendosën nga një komision i pavarur rregullator pas një seance dëgjimore personale. Ai lejohet të kthehet në stërvitje vetëm me klubin e tij për katër muajt e fundit të pezullimit të tij duke filluar nga 17 shtatori 2023”.
“Arsyet me shkrim të Komisionit Rregullativ të pavarur për këto sanksione do të publikohen në kohën e duhur dhe FA do të presë t’i shqyrtojë ato përpara se të komentojë më tej”.
Në anën tjetër klubi i Brentford ka shkruar se do të presin publikimin e vendimit përpara se të shqyrtojmë hapat e ardhshëm.
Toney ka qenë një nga sulmuesit më të mirë në Ligën Premier këtë sezon, duke shënuar 20 gola.
AI ishtë në radarin e disa prej gjigantëve anglezë, ndërsa ishte ftuar edhe nga Përfaqësuesja e Anglisë. /Telegrafi/