Gazetari Gianluca Di Marzio, shkruan se Ivan Perisic është një hap larg përfundimit të kontratës me Tottenhamin dhe kalimit në Hajduk Split.
Perisic dyshohet se do të kthehet në klubin ku e ka nisur karrierën për arsye familjare.
Sipas pretendimeve të Di Marzios, Hajduk është i bindur se do të gjejë një gjuhë të përbashkët me lojtarin dhe se do të kompletojë një transferim bombë.
#Calciomercato | @SpursOfficial, #Perisic è vicino al ritorno all'@hajduk https://t.co/rr8SfAavw8
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) July 6, 2023
Perisic te Hajduk u rrit si futbollist, pas së cilës ai shkoi në klubin francez Sochaux.
Pas kësaj, karriera e tij shkoi vetëm në rritje, duke luajtur me shumë sukses për ekipe si Bayern Munich, Inter, Borussia Dortmund dhe Tottenham.
Është fare e sigurt se ardhja e tij e mundshme në Split do ta ngrinte në maksimum euforinë tek tifozët vendas, të cilët sezonin e ardhshëm do të tentojnë të fitojnë titullin kampion, i pari që nga viti 2005. /Telegrafi/