Telegrafi

Ivan Balliu i bëri të gjitha vetë për të realizuar një super gol te Rayo Vallecano

Ivan Balliu ishte heroi i Rayo Vallencaos për javën e 20-të në La liga.

Mbrojtësi shqiptar arriti që në minutat e fundit të takimit t’i siguronte skuadrës së tij një pikë ndaj Real Betisit.

Ishte minuta e 70-të, kur Balliu bëri një lëvizje spektakolare nga krahu i djathtë, duke e përfunduar i vetëm të gjithë aksionin.

Edhe pse ndeshja përfundoi 1-1, ky gol i reprezentuesit shqiptar ishte tejet i bukur dhe një sinjal për Edy Rejan se përse duhet t’i jepet shansi për të luajtur për ekipin e Shqipërisë.

Ky ishte goli i parë i Balliut në La Liga deri më tani në këtë sezon. /Telegrafi/