Telegrafi

Iu drejtua gjyqtarit të ndeshjes si Calciopoli, Jose Mourinho merr dënimin me dy ndeshje

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, është dënuar me dy ndeshje për fyerje të gjyqtarit duke iu referuar: ‘Calciopoli’, ndërsa drejtori Tiago Pinto është pezulluar deri më 8 mars dhe janë sanksionuar edhe anëtarë të tjerë të stafit.

Incidentet ndodhën gjatë dhe pas barazimit 2-2 ndaj Hellas Verona në Stadio Olimpico, ku trajneri Mourinho u përjashtua nga fusha.

Ai u pa duke imituar një telefon për gjyqtarin Luca Pairetto, i cili është djali i një ish-gjyqtarit Pierluigi Pairetto, i cili ishte i përfshirë në hetimin për Calciopolin në vitin 2006.

Pairetto u zbulua se kishte kontakte të shpeshta telefonike me drejtorin e atëhershëm të Juventusit, Luciano Moggi, por këmbënguli se ai kishte komunikuar edhe me drejtorë nga klube të tjera të ndryshme.

Prandaj gjesti telefonik u pa si një referencë e drejtpërdrejtë për skandalin Calciopoli, por raporti i Komisionit Disiplinor vëren se Mourinho gjithashtu iu afrua gjyqtarit pas fishkëllimës së fundit në tunel për të vazhduar këto insinuata të rënda.

Mourinho u gjobit gjithashtu edhe me 20,000 euro dhe Tiago Pinto u dënua deri më 8 mars, ndërsa ndihmës trajneri i Mou, Luis Da Costa Nuno Santos u pezullua me dy ndeshje.

Trajneri i fitnesit Stefano Rapetti u pezullua për një ndeshje dhe u gjobit me 5000 euro për fyerje të anëtarëve të stolit të Veronas. /Telegrafi/