Telegrafi

ITU: Bota me rreth 3 miliardë përdorues të internetit

Në ndërkohë, depërtimi i internetit mobil do të arrijë në shkallën prej 32 për qind, në nivel global.

Përdoruesit të internetit, sipas raportit të ITU-së, pritet të godasin shifrën prej 3 miliardë deri në fund të vitit 2014, numër ky i cili e përbën rreth 40 për qind të popullsisë së botës.

Në mesin e atyre përdoruesve, mbi tre të katërtat janë nga vendet e zhvilluara, ndërsa dy të tretat vijnë nga vendet në zhvillim.
Për më tepër, njerëzit nga vendet në zhvillim përbëjnë më shumë se 90 për qind të atyre që ende nuk janë duke e përdorur internetin.

Në Afrikë, rreth një e pesta e popullsisë do të ketë qasje në internet; ndërsa në Amerikë, gati dy të tretat e popullsisë do të jenë online deri në fund të vitit.

Më tej, Evropa ka shkallën më të lartë të penetrimit të internetit prej 75 për qind, ndërsa rajoni i Azi-Paqësorit ka popullsinë më të madhe të përdoruesve të internetit.

Ndërsa, interneti në mobil do të rritet ndjeshëm, pasi që numri i abonuesve në këtë shërbim do të arrijë 2.3 miliardë, në mbarë botën. Rreth 55 për qind prej tyre pritet të vijnë nga vendet në zhvillim. Siç tregojnë statistikat e ITU, interneti në mobil mbetet segmenti me rritjen më të shpejtë të tregut, me ritme të vazhdueshme të rritjes dy-shifrore në vitin 2014.

Gjithashtu, Afrika merr rolin udhëheqës në rritjen e saj, nga 2 për qind sa ishte në vitin 2010 në gati 20 për qind në vitin 2014. / Telegrafi /