Telegrafi

Italia zhbllokon rezultatin, Chiesa shënon gol të bukur

Italia ka kaluar në epërsi në kohën shtesë ndaj Austrisë  me rezultat 1-0.

90 minutat ishin mbyllur pa gola edhe pse kishte raste nga të dyja palët.

Italianët e nisën më mirë periudhën e vazhdimeve, duke shënuar që në start.

Një harkim i bukur në zonë gjen Federico Chiesan i cili pranon fillimisht topin, pastaj me një goditje të fortë shënon për 1-0.

Tani Austria nuk ka çfarë të humbet dhe do të kërkojë golin e barazimit.

Në anën tjetër Italia mund të përdorë lojtarët e shpejtë në krahë për të gjetur golin e dytë. /Telegrafi/