Italia ka kaluar në epërsi në kohën shtesë ndaj Austrisë me rezultat 1-0.
90 minutat ishin mbyllur pa gola edhe pse kishte raste nga të dyja palët.
Italianët e nisën më mirë periudhën e vazhdimeve, duke shënuar që në start.
Një harkim i bukur në zonë gjen Federico Chiesan i cili pranon fillimisht topin, pastaj me një goditje të fortë shënon për 1-0.
https://twitter.com/FutLevi/status/1408894158463549443
Tani Austria nuk ka çfarë të humbet dhe do të kërkojë golin e barazimit.
Në anën tjetër Italia mund të përdorë lojtarët e shpejtë në krahë për të gjetur golin e dytë. /Telegrafi/