Site icon Telegrafi

Italia theu edhe një rekord tjetër të madh me fitoren ndaj Belgjikës

Italia vazhdon të shënojë rekorde në Euro 2020, duke u bërë skuadra e parë që fiton 15 ndeshje radhazi evropiane dhe e katërta që fiton pesë ndeshje radhazi në Kampionate Evropiane.

Azzurrët munden Belgjikën me rezultat 2-1 për të rezervuar vendin e tyre kundër Spanjës në gjysmëfinale, e cila është planifikuar për të martën në Wembley Stadium.

Kjo ishte fitorja e tyre të 15-të radhazi në kompeticionet evropiane, mes kualifikueseve për Euro 2020, Ligës së Kombeve dhe Euro 2020.

Kjo i lejon Italisë të mposhtë rekordin e të gjitha kohërave me 14-të fitore radhazi të vendosura nga Gjermania nën Joachim Low, një seri që nga rruga përfundoi me një humbje ndaj Azzurrëve në gjysmëfinalen e Euro 2012.

Italia gjithashtu ka fituar pesë ndeshje të Kampionatit Evropian, diçka e arritur më parë vetëm nga Franca në Euro 1984, Holanda në Euro 1988 dhe në 1992 dhe Republika Çeke gjatë edicioneve 2000 dhe 2004.

Ekipi i Roberto Mancinit e kanë arritur atë duke qenë shumë pjellor para portës, duke shënuar 11 herë në Euro 2020, gara e tyre me rezultatin më të lartë që nga 12 golat e shënuasr në Kupën e Botës 2006, ku u shpallen kampion. /Telegrafi/

Exit mobile version