Italia ka shënuar fitore ndaj Izraelit me rezultat 4-1 në kuadër të grupeve të Ligës së Kombeve.
Azurrët e mbyllën pjesën e parë në epërsi me golin e shënuar nga Mateo Retegui në minutën e 41-të nga pika e bardhë.
Me të filluar pjesa e dytë, Giovanni Di Lorenzo shtoi shifrat në 2-0 në të mirë të italianëve.
Izraeli tentoi të kthehej në lojë me golin e Mohammed Abu Fani për 2-1, por kjo ishte e gjitha.
Kjo pasi Davide Frattesi shënoi në mintuën e 72-të për 3-1.
Di Lorenzo shënoie dhe një herë në minutën e 79-të pë 4-1, duke konfirmuar formën e mirë të Italisë në Ligëne Kombeve.
Italia me këtë fitore mbetet lider me 10 pikë, duke lënë pas Francën. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore