Site icon Telegrafi

Italia me shumë dilema për Euro 2016

Afrimi i evropianit “Euro 2016”, që do të zhvillohet në Francë, sjell dhe dilemat në lidhje me formacionet që do të vendosen në fushën e blertë, ose dëmtimet e lojtarëve ndikojnë në listën përfundimtare.

Kështu Kombëtarja e Italisë, është një ndër skuadrat, që ka dilema në lidhje me këtë fakt. Mesfushori i Juventusit Claudio Marchisio do të mungojë për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju, gjithashtu në dilemë është dhe dyshja e PSG-së, Marco Verrati – Thiago Motta.

Alternativë për trajnerin e të kaltërve Antonio Conte mbetet mesfushori i Romës Daniele De Rossi. Në vëzhgim është edhe Andrea Pirlo. Ndërkohë jashtë planeve të Conte duket se është portieri Milanit Donnarumma.

Pikëpyetja më e madhe qëndron në mesfushë, me dy veteranët De Rossi dhe Pirlo që janë altërnativa, por që duket se nuk e bindin Conten.

Në balotazh për një vend në mesfushë janë Montolivio, Soriano, Bernadeschi, Sturaro dhe Jorginho. Mungesa e Claudio Marchisio, ka bërë që formacioni i Italisë të ndryshojë nga 4-2-4 në 3-5-2.

Prapavija pritet të jetë e gjitha Juventine me katërshen Barzagli-Bonuccit-Ruggani-Chiellini si zgjedhje të para të Contes. Në vëzhgim janë dhe Astori, De Silvestre dhe Zappacosta. Sulmi do të udhëhiqet nga Giovinco dhe Belloti, ndërsa sulmuesi i Napolit, Insigne po mbahet në vëzhgim.

Exit mobile version