Telegrafi

Italia shpreson në pikë të plota ndaj Irlandës së Veriut – formacionet zyrtare

Stadio Ennio Tardini është arena e përballjes ndërmjet Italisë dhe Irlandës së Veriut, e vlefshme për fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Edhe pse nuk kanë një sfidë të lehtë, duke qenë vendas dhe me skuadër që ka potencial më të mirë, Azzurrët shpresojnë të arkëtojnë pikë të plota nga ky takim.

Përzgjedhësit Roberto Mancini dhe Ian Baraclough do t’i vënë përballë taktikat e tyre në këtë sfidë.

Formacioni startues i Italisë: Donnarumma; Florenzi, Bonucci, Chiellini, Emerson; Pellegrini, Locatelli, Verratti; Berardi, Immobile, Insigne.

Formacioni startues i Irlandës së Veriut: Peacock-Farrell; Smith, J.Evans, Catchart, Dallas; McNair, C.Evans; S.Davis, McCann; Magennis, Whyte.

/Telegrafi/