Italia e ka regjistruar edhe fitoren e tretë të fazës grupore në ‘Euro 2020’ duke e mposhtur Uellsin (1-0) në Stadio Olimpico të Romës.
Azzurrët e kishin siguruar kualifikimin nga Grupi A, mirëpo dëshironin të vazhdonin tutje si fitues të grupit dhe plani i tyre funksionoi.
Të zgjedhurit e Roberto Mancinit e kryen punën si duhej në 45 minutat e para arritën të shënonin gol dhe ta ruanin epërsinë derisa shkuan në pushim.
Një harkim të Marco Verrattit nga gjuajtja e lirë e shfrytëzoi Matteo Pessina për ta shënuar golin e avantazhit (39’).
Federico Bernardeschi ekzekutoi për mrekulli një gjuajtje të lirë në gjysmën e dytë, por goditja e tij u ndal në shtyllë.
Në vazhdim, uellsianët mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi që Ethan Ampadu u përjashtua me karton të kuq për një ndërhyrje të rëndë.
Deri në mbyllje të sfidës pati raste shënimi, por asnjëra nga skuadrat nuk i konkretizoi dhe sfida u mbyll me rezultatin e pjesës së parë.
Ethan Ampadu has been given a straight red card for this challenge.
Never a yellow card in a million years..#EURO2020 #TogetherStronger pic.twitter.com/E8hH68APjp
— Welsh Watch Podcast🎙🏴 (@WelshWatch_Pod) June 20, 2021
Italia kualifikohet në 1/8 e finales si lider i Grupit A me nëntë pikë nga tri fitore dhe po aq ndeshje të zhvilluara, kurse Uellsi vazhdon tutje me katër pikë, por me golaverazh më të mirë se Zvicra.
Për më shumë, në këtë takim, Azzurrët e kanë barazuar edhe rekordin prej 30 ndeshjesh pa humbje, të vendosur në vitet e tridhjeta. /Telegrafi/
https://youtu.be/9co_7CxjdsM