Telegrafi

Italia realizon fitore të pastër kundër Uruguait (Video)

Italia ka shënuar fitore në një ndeshje miqësore kundër Uruguait.

Italianët triumfuan në stadiumin francez të Nices kundër uruguaianëve me rezultat 3-0.

Azurrët qysh në minutën e shtatë të takimit kaluan në epërsi përmes një goli mjaft qesharak.

Në fakt, Jose Gimenez parabolloi portierin e vet Santiago Muslera, i cili kishte dal prej portës, transmeton Telegrafi.

Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë, pasi që te dyja skuadrat nuk mundën të realizonin.

Megjithëse, pjesa e dytë filloi furishëm duke pasur raste sa njërën anën dhe sa në të tjetrën, por nuk u realizua ndonjë gol deri shtatë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Eder realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 83,  i cili nuk ishte goli i vetëm deri në fund të takimit pasi që u shënua edhe një kohën shtesë.

Daniele de Rosi vulosi rezultatin përfundimtar, atë prej 3-0 përmes një goli të realizuar nga pika e bardhë. Paraprakisht në zonën e rreptësisë u rrëzua Stephan El Shaaraw.

Theksojmë se te dyja skuadrat patën shumë ndërrime në radhët e tyre duke u munduar që të gjejnë skuadrën më të mirë për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për botërorin Rusia 2018.

Italia më 11 qershor do të takohet me Lihtenshtejnin në kuadër të grupit G të botërorit, ku gjendet edhe kombëtarja shqiptare që do të takohet po të njëjtën ditë me Izraelin. /Telegrafi/