Telegrafi

Italia për pikë të reja ndaj Bullgarisë – formacionet startuese

Italia është mysafire e Bullgarisë në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Sfida e vlefshme për Grupin C zhvillohet në stadiumin ‘Vasil Levski’, ndërsa Azzurrët vijnë pas fitores komode (2-0) ndaj Irlandës së Veriut, derisa Bullgaria humbi nga Zvicra (1-3).

Trajnerët Yasen Petrov dhe Roberto Mancini i kanë përgatitur skuadrat me të cilat do ta nisin takimit.

Formacioni startues i Bullgarisë: P Iliev; D Dimov, Antov, Bozhikov; Kostadinov; Cicinho, Chochev, Vitanov, Tsvetanov; Delev, Galabinov.

Formacioni startues i Italisë: G Donnarumma; Florenzi, Bonucci, Acerbi, Spinazzola; Barella, Sensi, Verratti; Chiesa, Belotti, Insigne.

/Telegrafi/

(Foto: uefa.com)