Site icon Telegrafi

Italia pa trajner në ndeshjet e nëntorit, Mancini ka rezultuar pozitiv me COVID-19

(Foto: Instagram/mrmancini10)

Trajneri i përfaqësueses italiane, Roberto Mancini, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe me shumë gjasë do t’i humbas tri ndeshjet e muajit nëntor.

Lajme u komunikua nga FIGC (Federata Italiane e Futbollit), e cila bëri të ditur se si trajneri i të kaltërve është asimptomatik dhe i izoluar në shtëpinë e tij.

“Është plotësisht asimptomatik. Në përputhje me dispozitat në fuqi, trajneri “i kaltër” është vetizoluar në shtëpinë e tij, në Romë”.

“FIGC ka njoftuar menjëherë autoritetet shëndetësore lokale që kanë kompetencën territoriale për këtë rast. Trajneri do të bashkohet me ekipin kombëtar në Coverciano pasi të përfundojë rruga e kërkuar nga protokollet e UEFA-s”, thuhet në njoftim.

Italia ka programuar tri përballje në muajin nëntor: miqësoren kundër Estonisë, në Firence (11 nëntor), dhe ndeshjet e raundit të pestë dhe të gjashtë të Ligës së Kombeve kundër Polonisë, në Reggio Emilia (15 nëntor), dhe kundër Bosnjë Hercegovinës, në Sarajevë (18 nëntor). /Telegrafi/

Exit mobile version