Telegrafi

Italia pa shumë emra mposht favoritët belgë (Video)

Italia ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të kampionatit evropian për të marr kryesimin në grupin D.

Italianët triumfuan në stadiumin Parc Olympique Lyonnais kundër Belgjikës me rezultat 2:0.

Deri në momentin e golit të parë dhe të vetëm në këtë takim, te dyja skuadrat u treguan të vëmendshëm në repartet mbrojtëse, raporton Telegrafi.

Por, Emanuele Giaccherini kaloi në epërsi kombëtaren italiane pas morri një pasim të saktë në minutën e 31-të nga ana e Leonardo Bonuccit dhe me këtë gol përfundoi 45-minutshi i parë.

Në fakt, katër minuta pas golit të epërsisë, Graziano Pelle pati një rast të qind për qindtë kur i vetëm u gjend përballë portës së Thibaut Courtois, por nuk ishte i saktë duke gjuajtur me kokë jashtë golit të belgëve.

Në pjesën e dytë te dyja skuadrat patën nga një rast të mirë për të shënuar golin e dytë në këtë takim.

Romelu Lukaku në minutën e 52-të takimit nuk u tregua i saktë kur u gjend përballë portierit Gianluiggi Buffon dhe topin e dërgoi afër shtyllës vertikale.

Një minutë më vonë, në anën tjetër, Graziano Pelle goditi me kokë në drejtim të portës së belgëve, por portieri Thibaut Courtois tregoi cilësitë duke intervenuar saktë dhe largoi topin në rivënie këndore.

Para se të realizohet goli i dytë në takim vlen të ceken edhe dy raste të mira në këtë ndeshje. Fillimisht, Divock Origi (82’) nuk u tregua i saktë para portës së italianëve dhe pas tre minutave, Courtois nuk lejoi që të mposhtet nga ana e sulmuesit, Ciro Immobile.

Kur pritej përfundimi i takimit, në kohën shtesë sulmuesi që humbi dy raste, Pelle realizoi me vole golin e dytë dhe të rezultatit përfundimtar, 2:0.

Pas kësaj fitore, Iitalia merr kryesimin e grupit D me tre pikë, ndërsa Belgjika mbetet pa pikë në vendin e fundit. Vendin e dytë, përkatësisht të tretin e ndajnë Suedia dhe Republika e Irlandës. /Telegrafi/