Italia ka shënuar edhe golin e dytë përballë Turqisë në ndeshjen hapëse të Euro 2020.
Italianët e kanë dominuar ndeshjen nga fillimi deri më tani me shumë raste dhe aksione të bukura.
Fillimisht italianët kaluan në epërsi në minutën e 53-të kur Merih Demiral shënoi në portën e tij (1-0).
Por nuk vonoi shumë dhe Italia gjeti edhe golin e dytë.
Ciro Immobile si një bomber i vërtet, goditi bukur nga brenda zonës dhe shënoi për 2-0 në minutën e 66-të.
https://twitter.com/br_goal/status/1403448201345220616
Italia po shkon drejt fitores në këtë takim./Telegrafi/