Italia e ka shtuar avantazhin përballë Zvicrës, me golin e realizuar në fillimin e pjesës së dytë.
Pjesa e parë u mbyll në epërsi të Italisë, me golin e shënuar nga Manuel Locatelli në minutën e 26-të.
Edhe me të filluar pjesa e dytë Italia nuk u ndal, duke tentuar të gjejë portën.
Menjëherë në minutën e 52-të erdhi edhe goli. Locatelli gjuajti shumë bukur me të majtën jashtë zonës për 2-0.
https://twitter.com/br_goal/status/1405256661401546754
Itali duket afër fitores së dytë me radhë në EURO 2020./Telegrafi/