Telegrafi

Italia nuk fiton në udhëtim te Polonia

(Foto: Twitter/Italy)

Italia ka luajtur pa gola si mysafir i Polonisë në ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit 1 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Azzurrët i patën rastet më të mira në gjysmën e parë duke filluar me një mundësi të Federico Chiesas në minutat e para të takimit.

Lorenzo Pellegrini është dashur të shënonte në dy shanset e tij që iu dhanë në vazhdim të lojës.

(Foto: Twitter/Italy)

Dy raste shënimi i pati edhe Emerson në pjesën e dytë për mysafirët, ndërsa për vendasit rrezikuan Jakub Moder dhe Karol Linetty.

Pa gola është mbyllur edhe takimi ndërmjet Bosnje e Hercegovinës dhe Holandës, ashtu që nuk ka ndryshime në renditje në këtë grup. /Telegrafi/