Janë zhvilluar ndeshjet e pesta të fazës së grupeve të Ligës A të Kombeve në grupin 3, ku Italia dhe Hungaria kanë mposhtur Anglinë dhe Gjermaninë.
Ndeshja mes dy gjigantëve evropian, Italisë dhe Anglisë ishte interesante ku nuk munguan raste.
Goli i vetëm në këtë përballje u shënua nga Giacomo Raspadori i cili mori një top nga Leonardo Bonucci, pasi disa lëvizjesh në zonë, gjuajti bukur duke shënuar për 1-0.
https://twitter.com/PTG_43/status/1573405449952841729
Harry Kane ka mundur të barazojë shifrat, por Gigi Donnarumma priti dy herë goditjet e tij.
Italia në anën tjetër kishte dy raste shumë të mira me Manolo Gabbiadinin dhe Federico Dimarcon, por fati nuk ishte me ta, duke mos ndryshuar rezultati deri në fund.
Në ndeshjen tjetër, Hungaria ka vazhduar të bëjë sensacion, duke e mposhtur si mysafirë Gjermaninë me rezultat 1-0.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 18-të, kur Dominik Szoboszlai asistoi te Adam Szalai, i cili shënoi për 1-0.
https://www.youtube.com/watch?v=OTQkAk7UGQ0&ab_channel=CBKiK
Deri në fund edhe pse kishte raste rezultati nuk ndryshoi.
Hungaria është lider më 10 pikë, ndërsa pas saj është Italia me 8 pikë. Gjermania është e treta me 6 pikë, ndërsa Anglia ka vetëm 2 pikë./Telegrafi/