Site icon Telegrafi

Italia në pikën më të ulët, do të gjendet jashtë top-20 së renditjes botërore

Italia nuk do të jetë më në mesin as të njëzet ekipeve më të mira të botës sipas renditjes së re botërore të FIFA-s.

E gjithë kjo në saje të humbjes në miqësoren e luksit kundër kombëtares argjentinase si dhe dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2018.

Azzurrët janë në pikën më të ultë të tyre pas humbjes me rezultat 2-0 në miqësoren e luksit të zhvilluar në Manchester.

Sipas llogaritjeve të bëra nga Mediaset Premium, Italia do të jetë në vendin e 21 në renditjen e re që do të dal më 12 prill.

Italianët do të jenë pas kombëtareve dikur të vogla – Islandës, Tunizisë dhe Perusë.

Ekziston mundësia për të përmirësuar ose prishur edhe më tepër eputacionin në rast të një fitoreje në miqësoren e së martës në mbrëmje kundër Anglisë.

Gjermania do të mbetet e para në listën e FIFA-s, e ndjekur nga Belgjika dhe Brazili, ku më pas pas vijnë Portugalia dhe Argjentina. /Telegrafi/

Exit mobile version