Site icon Telegrafi

Italia me ndryshime ndaj Suedisë

Italy goalkeeper Gianluigi Buffon, center, celebrates with other teammates after their 2-0 win at the end of the Euro 2016 Group E soccer match between Belgium and Italy at the Grand Stade in Decines-Charpieu, near Lyon, France, Monday, June 13, 2016. (AP Photo/Laurent Cipriani)

Në ndeshjen e dytë të Euro 2016, që do ta zhvillojë ndaj Suedisë, kombëtarja italiane do të ndryshojë vetëm një emër nga formacioni që pati ndaj Belgjikës.

Trajneri Antonio Conte pritej që do të ndryshojë deri në tre lojtarë për të shtuar këmbët e freskëta për ekipin e tij, që zhvilloi pothuajse 120 km të hënën ndaj Belgjikës.

Raportet më të fundit të La Gazzeta dello Sport, sugjerojnë se ai do të ndryshojë vetëm Matteo Darmian në krahun e majtë, duke i bërë vend Alessandro Florenzit.

Business Times beson se Mattia De Sciglio do të zëvendësoj Darmianin dhe jo Florenzi, derisa Eurosport beson se trajneri do të nxjerrë të njëjtin formacion siç bëri në ndeshjen e tij të parë.

Ka pasur disa dyshime në lidhje me kushtet e gjendjes së Graziano Pelle, por lojtari është trajnuar me pjesën tjetër të ekipit për ditët e fundit dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit.

Formacioni i mundshëm i Italisë: Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Candreva, Parolo, De Rossi, Giaccherini, Florenzi; Eder, Pelle. /Telegrafi/

Exit mobile version