Italia ka bërë tetë ndryshime në formacioni startues ndaj Uellsit që shënon revolucionin më të madh të një ekipi të Azzurrëve gjatë një turneu të madh.
Ndeshja e fundit grupore në kuadër të ‘Euro 2020’ u zhvillua të dielën në Stadio Olimpico të Romës, ndërsa trajneri Roberto Mancini befasoi me njëmbëdhjetëshin e tij.
Ishte e pritshme që përzgjedhësi të intervenonte në formacion, duke qenë se Azzurrët e kishin siguruara kualifikimin, por askush nuk priste që ndryshimi të ishte aq i madh.
Gianluigi Donnarumma, Leonardo Bonucci dhe Jorginho, ishin tre lojtarët e vetëm të mbetur nga formacioni startues kundër Zvicrës.
Kjo është një statistikë rekorde, sepse asnjë ekip i mëparshëm i Italisë nuk ka bërë ndryshime kaq të mëdha nga një ndeshje në tjetrën gjatë një Kampionati Evropian apo Kampionati Botëror. /Telegrafi/