Mesfushori italian, Daniele De Rossi, është deklaruar i padisponueshem për ndeshjen e seleksionit të tij të hënën në Izrael, për eliminatoret e Botërorit 2018, ndërkohë që rikthehet Leonardo Bonucci – bëjnë të ditur burime nga Federata Italiane e Futbollit.
Futbollisti i Romës është dëmtuar gjatë ndeshjes miqësore kundër Francës që u zhvillua të enjten në Bari.
Italia, e cila është në një grup të vështirë ku ndodhet edhe Spanja, megjithatë ka marrë një lajm të mirë, pasi do të ketë në radhët e veta mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci.
Ndërkaq, mbrojtësi tjetër bardhezi, Andrea Barzagli, do të jetë i padisponueshem për ndeshjen me Izraelin, transmeton KP.