Telegrafi

Italia kryen punën ndaj Bullgarisë

(Foto: Twitter/Italy)

Me rezultat 2-0, Italia ka triumfuar në udhëtim te Bullgaria, në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vlefshme për Grupin C.

Gjysma e parë nuk prodhoi shumë raste shënimi, megjithatë Azzurrët ia dolën të realizonin.

Një penallti e akorduar në favor të mysafirëve u konvertua në gol nga Andrea Belotti (43’), i cili ishte i saktë në ekzekutimin e tij.

(Foto: Twitter/Italy)

Manuel Locatelli shënoi golin e dytë për vizitorët (82’) falë asistimit nga Lorenzo Insigne.

Dy ndeshje, dy fitore për Italinë që mban kreun e Grupit C me gjashtë pikë të grumbulluara. /Telegrafi/