Mjeshtri italian i mesfushës, Andrea Pirlo, beson se kombëtarja e tij do të luajë për hakmarrje kundër Spanjës.
Dy gjigantët evropianë do të përballen në të tetën e finales, ndërsa Azzurrët kujtojnë humbjen prej 4-0 në finalen e ‘Euro 2016’.
Pirlo beson se kombëtarja e tij do të jetë në gjendje që të mposhtw kampionin në fuqi dhe mendon se kjo ndeshje është një rast për hakmarrje.
“Është shumë herët. Spanja është skuadër e madhe dhe duhet ta kishte fituar grupin, por na jep një shans për hakmarrje”.
“Unë mendoj se Spanja më shumë është e shqetësuar për lojë. Nuk është e lehtë për të luajtur kundër kësaj Italie”.
“Ata janë favoritë për shkak se ata ende luajnë futbollin më të mirë, por ne gjithashtu do të përpiqemi të kemi fjalën tonë”, ka deklaruar Pirlo, i cili nuk është ftuar në këtë Evropian.