Telegrafi

Italia ka një shpresë të vogël që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror

during the FIFA 2018 World Cup Qualifier Play-Off: Second Leg between Italy and Sweden at San Siro Stadium on November 13, 2017 in Milan, .

Mediat në Peru kanë raportuar se kombëtarja e tyre mund të përjashtohet nga ‘Kampionati Botëror 2018’, me ç’rast vendin e tyre me shumë mundësi mund ta zë Italia.

Gazeta peruane Libero bën të ditur se ekziston një projektligj i propozuar nga Paloma Noceda, në bazë të të cilit federata e tyre e futbollit do të hynte nën kontrollin e shtetit, gjë që nuk është e lejuar sipas rregullave të FIFA-s.

(Foto: Getty Images)

Noceda është kryesuese e Komisionit për Instruksion, Rini dhe Sport, e cila e ka çuar përpara projektligjin për ta bërë federatën pjesë të Institutit Peruan për Sport.

FIFA ka shprehur shqetësim për këtë zhvillim dhe ka kërkuar informacione të detajuara nga Peruja.

Nëse ligji kalon dhe FIFA nuk është e kënaqur me situatën, ekziston mundësia që Peru të suspendohet nga garat ndërkombëtare dhe në këtë mënyrë do të mungonte në Rusi në verën e ardhshme.

(Foto: Getty Images)

Në këtë rast ekziston mundësia që të përfitojë kombëtarja e Italisë.

Azzurrët pësuan në ‘play-off’ nga Suedia dhe në këtë mënyrë mbetën jashtë një Kampionati Botëror, për herë të parë pas 60 vitesh.

Me njoftimet e fundit, italianët kanë një shpresë shumë të vogël që të udhëtojnë në Rusi në verën që vjen. /Telegrafi/