Ish-anëtari i komitetit të CONI-t, Franco Chimenti thotë se Italia ka ende një shans për të luajtur në Kupën e Botës nëse Ekuadori përjashtohet.
Azzurrët nuk arritën të kualifikohen në Kupën e Botës për herë të dytë radhazi, pasi humbi 1-0 kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinalen e play-off-it në mars.
Megjithatë, Franco Chimenti, presidenti aktual i Federatës së Golfit të Italisë dhe një ish-anëtar i komitetit të CONI-t, sheh një shans konkret që Azzurrët të luajnë në Katar në nëntor.
“Ka ende një shans për të parë Italinë në Kupën e Botës dhe është më konkrete se sa mendojnë njerëzit”, deklaroi ai për GR Parlamento, cituar nga La Repubblica.
“Me sa duket, Ekuadori ka përdorur një lojtar që nuk u lejua të ishte në fushë dhe mund të paguajë atë situatë tani me përjashtim”.
“Nëse ndodh, një vend tjetër duhet t’i zëvendësojë dhe rregullat e FIFA-s thonë se vendi më i lartë në renditjen e FIFA-s duhet të përzgjidhet, për momentin, është Italia”.
"Italia ripescata ai Mondiali del Qatar", Chimenti ci crede [di Fulvio Bianchi] https://t.co/LyF8sODbuH
— Repubblica (@repubblica) May 16, 2022
Javën e kaluar, FIFA njoftoi se po shqyrtonte zyrtarisht akuzat e bëra nga federata e Kilit se Ekuadori falsifikoi dokumentet e lojtarit Byron Castillo.
Castillo luajti tetë ndeshje gjatë kualifikimeve – duke u përfshirë dy herë kundër Kilit, i cili nuk arriti të kualifikohet në Kupën e Botës, dhe Ekuadori mori katër pikë kundër La Roja.
Sipas La Repubblica, FIFA mund të marrë dy vendime të ndryshme. Ekuadori mund të humbasë pikët e fituara nga ndeshjet në të cilat u shfaq Castillo, duke lejuar Kilin të përfundojë më lart në grupin kualifikues.
Megjithatë, opsioni tjetër është përjashtimi i Ekuadorit dhe dhënia e kualifikimit për Kupën e Botës për një vend tjetër. Në këtë rast, kombëtarja italiane do të kishin një shans, duke qenë skuadra më e lartë në renditjen e FIFA-s për momentin.
Duhet të theksohet se Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino hodhi poshtë raportimet se Italia mund të kualifikohet për Kupën e Botës 2022. “Ju lutem, jini serioz,” u tha ai gazetarëve në vizitën e tij të fundit në Firence. /Telegrafi/