Italia ka pësuar humbje në ndeshjen e parë play-off ndaj Suedisë me rezultat 1-0.
Italia e nisi mirë ndeshjen me një rast të Andrea Belottit në minutën e 6-të, por që nuk arriti të qëllojë portën.
Suedia u kundërpërgjigj pas pak minutash me Forsberg, por pa sukses.
Pjesa e parë nuk solli më raste përveç momentit ati të Toivonen, por që përpjeka e tij u ndal nga Buffon.
Pjesa e dytë ishte më e fortë dhe më me shumë raste.
Në minutën e 61-të Suedia kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Johansson , pas një devijimi të De Rossit.
Italia rastin më të mirë për barazim e kishte me Darmina i cili me një goditje të fortë qëlloi shtyllën.
Deri në fund italianë nuk arritën të krijon më shumë.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas tri ditësh, të hënën në San Siro, ku Italia do ta kërkojë kualifikimin. /Telegrafi/