Ciro Immobile dhe Lorenzo Insigne janë larguar nga kampi i Italisë përpara ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës që zhvillohet nesër kundër Lituanisë, ndërsa Nicolò Zaniolo mbetet në dyshim.
Italia luan të mërkurën nga ora 20:45 në Stadiumin Mapei në Reggio-Emilia.
Së fundmi është njoftuar se Lorenzo Insigne dhe Ciro Immobile janë liruar më herët nga detyra.
Kapitenit i Napolit, Insignes iu dha leja për arsye personale, ndërsa sulmuesi i Lazios, Immobile u largua shkaku i një dëmtimi muskulor.
The best bits from today's press conference with @robymancio and Lorenzo #Insigne 🎙️🇮🇹#ITALIT #WCQ #Azzurri #VivoAzzurro pic.twitter.com/Zwv6rSVt8K
— Italy ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri_En) September 7, 2021
Është një lajm i keq për trajnerin Roberto Mancini, veçanërisht pasi Zaniolo gjithashtu nuk mori pjesë në stërvitjen e sotme pas një goditjeje në kofshë dhe mbetet në dyshim.
Marco Verratti dhe Lorenzo Pellegrini ishin larguar nga kampi stërvitor dje me dëmtime të lehta.
Italia vjen në këtë ndeshje pas dy barazimeve, ndaj Bullgarisë (1-1) dhe Zvicrës (0-0). /Telegrafi/