Telegrafi

Italia ‘harron’ Viallin, autobusi niset – besëtytni e kthyer në rutinë te Kombëtarja e Italisë që iu solli gjashtë fitore në Euro 2020

Gianluca Vialli kishte mbetur pas ku autobusi ishte duke u nisur me lojtarët dhe stafin e ekipit të Italisë, por kjo është rikthyer në një rutinë besëtytnie në të gjithë Kampionatin Evropian.

Finalja kundër Anglisë zhvillohet në Wembley Stadium të dielën nga 21.00.

Skuadra e Italisë është nisur nga Coverciano këtë mëngjes, duke arritur në Angli në Aeroportin e Luton.

Pamjet u bënë virale kur autobusi i ekipit i Italisë e ‘harroi’ Viallin dhe u nis, para se te kuptonte gabimin dhe të kthehej për ta marrë atë, ose të paktën kështu dukej.

Në fakt, kjo është një rutinë besëtytnie që filloi në ndeshjen hapëse të Euro 2020, ku Italia mori një fitore 3-0 ndaj Turqisë.

Autobusi me të vërtetë atëherë ishte nisur pa ndihmësin e besuar të Roberto Mancini nga Coverciano.

Që atëherë, Vialli ka këmbëngulur që skuadra të përsërisin modelin e njëherë sa herë që autobusi largohet nga kampi.

Shoferin si zakonisht mbylli dyert dhe u nis disa metra para se të ndalojë për të marrë legjendën e futbollit italian.

Te shohim se a do të jetë edhe në këtë ndeshje sikurse në të kaluarat. /Telegrafi/