Site icon Telegrafi

Italia gjen zëvendësimin e Contes, nuk është De Biasi

Italia pritet ta emëroj trajner Giampiero Venturan në javën e ardhshme.

Federata Italiane e Futbollit ka sqaruar me kohë se dëshiron ta përcaktojë para Euro 2016 emrin e trajnerit që do të pasojë Antonio Conten në drejtimin e kombëtares dhe duket se është çështje ditësh tashmë, sepse mediat italiane e bëjnë të sigurt emrin e trajnerit të ri.

Nuk do të jetë Gianni de Biasi, i cili ishte një ndër kandidatët kryesorë për stolin “axurr”, sepse presidenti i Federatës Italiane, Carlo Tavecchio, ka zgjedhur trajnerin aktual të Torinos, Giampiero Ventura.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Ventura do të firmosë javën e ardhshme një kontratë dy vjeçare, ndërsa Marcelo Lippi do të jetë menaxher i kombëtares.

Ky i fundit ka qenë dakord për Ventura, një mik i vjetër i tij, ndërkohë që ndihmëstrajner mund të jetë Fabio Cannavaro.

Exit mobile version