Site icon Telegrafi

Italia fiton në minutat e fundit dhe e kalon grupin (Video)

Italia ka shënuar fitore edhe në takimin e dytë të kampionatit evropian në kuadër të grupit E.

Italianët triumfuan në stadiumin Municipal të Toulouse kundër Suedisë me rezultat minimal prej 1:0, në saje të një goli në minutat të fundit të Ederit.

Suedezët dominuan gjatë 45 minutave të para të takimit, por nuk arritën të krijojnë ndonjë rast që vlen të përmendet, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, ‘Azurrët’ me mbrojtje të çeliktë u mundua që të shfrytëzojë ndonjë hapësirë përmes kundër sulmeve, por nuk ia arritën dot dhe pjesa e parë përfundoi pa gola.

Italianët në pjesën e dytë u treguan më këmbëngulës në shënimin e golit të parë të takimit dhe këtë ia arritën në minutat e fundit të takimit.

Rastin më të mirë të ndeshjes para realizimit të golit e fitore e patën të besuarit e trajnerit italian, Antoniop Conte, kur në minutën e 72-të të ndeshjes e goditën shtyllën horizontale përmes Marco Parolo.

Kur pritej të përfundonte takimi, Eder me një aksion personal kaloi mbrojtjen e suedezëve dhe shënoi gol në minutën e 88-të takimit dhe kështu, vulosi rezultatin përfundimtar, atë prej 1-0 për Italinë.

Pas kësaj fitore, Italia mbetet lidere e grupit E me gjashtë pikë, ndërsa Suedia gjendet në vendin e dytë me po një pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version