Italia është e pamposhtur në stadiumin Giuseppe Meazza të San Siros, ku ka barazuar në katër ndeshjet e fundit.
Kështu, Milano i bashkohet Romë si vendi atraktiv për të shikuar kombëtaren Azzure.
Sfida që zhvillohet sonte ndaj Portugalisë po ashtu zhvillohet në tempullin mitik, Giuseppe Meazza.
Hera e fundit që Italia fitoi në tokën milaneze ishte fitorja prej 3-1 ndaj Danimarkës më 16 tetor të vitit 2012.
Me 31 fitore dhe 12 barazime, Italia do të kërkojë të vazhdojë rekordin e mrekullueshëm para tifozëve në stadiumin Meazza.
Dy humbjet e vetme në Milano erdhën në vitet e largëta nga Hungaria në vitet 1911 dhe 1925, por u zhvilluan në stadiumet L’Arena Civica dhe Campo di Viale Lombardia, pasi stadiumi Meazza nuk ishte inauguruar deri në vitin 1927.
Italia me fitore ndaj Portugalisë do të rrëmbente pozitën e parë në grup dhe me gjasa reale për t’u kualifikuar në fazën finale të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/