Site icon Telegrafi

Italia e kishte rezervuar hotelin në Rusi, vendin e tyre e zënë Danimarka

MILAN, ITALY - NOVEMBER 13: Giorgio Chiellini of Italy dejected at the end of the FIFA 2018 World Cup Qualifier Play-Off: Second Leg between Italy and Sweden at San Siro Stadium on November 13, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Federata italiane e futbollit (FIGC) kishte raportuar se ka rezervuar hotelin në Rusi për Kupën e Botës, por tani ky vend do të zihet nga Danimarka që e ka siguruar pjesëmarrjen.

Azzurrët kishin barazuar në ndeshjen kthyese 0-0 ndaj Suedisë, ndërsa ndeshjen e parë e kishin humbur me rezultat 1-0.

Italia do të mungojë në një turne të tillë pas vitit 1958.

Të gjithë në Itali prisnin që skuadra e tyre ta sigurojë një vend në botëror, ndërsa TV2 nga Danimarka zbulon se edhe hoteli ishte rezervuar.

Danimarka nuk do të ketë probleme për akomodim, pasi zbulohet se një delegacion i federatës ka udhëtuar në Rusi dhe ka marr hotelin që ishte rezervuar nga Italia.

“Vendet e mëdha janë vendosur në hotele më të mëdha, kështu që ne duhet të marrim çfarë të mundim”.

“Ka një ndryshim të madh midis preferencave të danezëve dhe italianëve, por qartë mund të përfundojmë në një situatë të tillë. Duhet të marrim atë që mund ta arrijmë”, ka thënë Claus Bretton-Meyer, kreu i Federatës Daneze. /Telegrafi/

Exit mobile version